Pas takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu, Monika Kryemadhi deklaroi se aksioni opozitar do të vazhdojë ashtu siç ka qenë, i drejtëpërdrejtë.

Kryemadhi: Arroganca ka zaptuar jetën e çdo qytetari, aksioni opozitar do të vazhdojë ashtu siç është i drejtëpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve.

Kryetarja e LSI-së,  përsëriti se votimet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën.

Pyetjes nëse do opozita do të ketë protesta në shtator, ajo iu përgjigj: "Çdo shqiptar proteston çdo ditë".

Në fund, Kryemadhi nuk harroi të ftojë gazetarët në festimet për 15 vjetorin e krijimit si parti politike të LSI-së.

/Ora News.tv/