Kryemadhi: Braktisja e mijëra fëmijëve në rrugët e Evropës, këmbanë alarmi

Kryemadhi: Braktisja e mijëra fëmijëve në rrugët e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se braktisja e fëmijëve nga prindërit shqiptarë në rrugët e Evropës është këmbanë alarmi.

Gjatë fjalës së saj në Samitin e Paqes në Tiranë, Kryemadhi tha se prindërit braktisin fëmijët nga gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia.

Monika Kryemadhi: “Sot të rinjtë shqiptarë po kërkojnë të largohen nga Shqipëria sepse politika ende nuk jep shpresë. Sot kemi me mijëra fëmijë shqiptarë, që prindër e tyre të detyruar nga varfëria, pamundësia ekonomie, papunësia braktisin fëmijët në rrugët e qyteteve evropian me shpresën që të gjejnë strehë dhe shkollim nga ligji evropian për përkujdesjen e minoreneve të braktisur. 

Zoti i ruajtë këta fëmijë dhe i faltë prindërit e tyre sepse vetëm ata e dinë sesa vuajnë në zemër. Vetëm në Itali janë braktisur 1550 fëmijë sipas UNICEF Italia në vitin 20185, qindra të tjerë janë në kampet e refugjatëve në Gjermani e Francë.

Është këmbanë alarmi për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë dhe jo.”

Kryemadhi shtoi se biznesi i vogël dhe i mesëm, si edhe fermerët po goditen nga konkurrenca e pandershme.

Monika Kryemadhi: "Biznesi i vogël dhe i mesëm ku të punësuarit janë anëtarët e të të njëjtës familje janë nën presionin e taksave të larta dhe konkurrencës së pandershme nga klientët pranë qeverisë dhe politikanëve, të cilët përkrahen hapur nga qeveria në kurriz të të dobëtëve. Kjo po sjell largimin e shtresës së mesme në emigracion dhe gjendje të keqe ekonomike për familjet shqiptare.

Familjet fermerë dhe që merren me bujqësi janë në kufijtë e mbijetesës. Edhe këtu është konkurrenca e pandershme e importuesve të mëdhenj, mungesa absolute e subvencioneve në bujqësi. Pandjeshmëria, nëpërkëmbja dhe dërgimi drejt falimentimit i biznesit të vogël dhe të mesëm, shkatërrimi i femrave dhe blegtorëve është goditje në kolonën vertebrale të kombit tonë.”

Kryetarja e LSI u shpreh se duhet bërë gjithçka për të ndalur hemorragjinë kombëtare të shpopullimit.

Monika Kryemadhi: “Për mua si nënë dhe drejtuese e një force politike, ku pjesa më e madhe përbehet nga të rinj dhe të reja angazhohem se do të luftoj pafundësisht, sigurisht duke menduar dhe besuar  se e ardhmja e këtij vendi është e të rinjve shqiptarë. Duhet të bëjmë gjithçka që të ndalim hemorragjinë kombëtare të shpopullimit, të ndezim dritën e shpresës për rininë shqiptare dhe të zhvillojmë ekonominë.”




EMISIONET