Kryemadhi bllokon rrugën: Unë do ia haj veshin Edi Ramës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu bashkua protestës së të rinjve.
Bashkë me disa ish-deputete të LSI bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e makinave.
"Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar ", u shpreh Kryemadhi.
Ne nje debat me nje qytetar i cili i kerkonte qe te premtonte se nuk do amnistonte këtë krim të rëndë Kryemadhi i tha prere: Unë do ia ha veshin Edi Ramës. kaq po te them!
