Kryebashkiaku i Skraparit nuk ndal operacionin "Fshesa" : Mbi 70 të shkarkuar nga administrata

Kryebashkiaku i Skraparit nuk ndal operacionin "Fshesa" : Mbi 70

Ka shkuar në 74 numri i të shkarkurve nga Kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema. Sapo nisi detyrën nisi dhe operacionin "fshesa" për punonjësit e administratës të bashkisë në fjalë.

Burimet për Ora News bëjnë me dije se kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dhe që nuk njihen nga opozita, tashmë ka shkarkuar 74 persona ndërsa numri i të lajmëruarve për largim arrin në 160. Burimet shtojnë se  shkarkimet janë politike dhe se shumica e tyre do të paditen në gjykatë për shkarkim të padrejtë. Deri tani janë 56 dosje që kanë shkuar në gjykatë. Nëse do të fitohen këto çështje në gjykatë, atëherë bashkia e Skraparit do të përballet me një detyrim të madh financiar.

Edhe në fund të gushtit një qytetar denoncoi në facebook e ish kryeministrit Berisha problematikën.

“Narkomonistët u venë fshesën punonjësve gra dhe burra të bashkive që uzurpuan!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe denoncimi i qytetarit dixhital.

Persh Doktor ! Jam nji qytetar i Corovodes sot kryetari i ri i Bashkis Adriatik Mema ka hequr mbi 10 veta punojes te thjesht jo drejtus. Ca shteti eshte ky mo doktore heq hallexhinj na puna njeres qe vuajn per buken e gojes . Te injorehen kshu ne kete menyre pa asnji lloj motivi . Me shum se gjysma jan femra . Edvin Droga tha nuk do preket asnji femer nga puna. Respekte Doktor"

Pas shpalljes se fitores se 30 qershorit, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do te prekej asnje grua nga administrata por ajo cfare po ndodh ne Skrapar eshte totalisht e kunderta.

EMISIONET