Kryebashkiakët e PD-së nuk njohin zgjedhjet: Nuk ikim nga zyrat!

Kryebashkiakët e PD-së nuk njohin zgjedhjet: Nuk ikim nga zyrat!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët do të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar. Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.

Për të diskutuar axhendën post zgjedhjeve të 30 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim për më shumë se 1orë  e 30 minuta me  kryebashkiakët  e djathtë.  

Mbledhja u  zhvillua  më dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kan marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë.

Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës,  se me lejimin e zgjedhjeve  “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”.

Burimet i thanë RTV Ora se Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar  kryebashkiakët  demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete.

Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta sesa  përfaqësuesit  diplomatik në vendin tonë.  

Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë   aksioni opozitar, ndërsa  kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i qëndron vendimit të tij personal për  të mos  lejuar zgjedhje.

Xhelal Mziu: Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.

Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.

Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  qëndroi gjatë gjithë paradites në në selinë blu, e në mesditë u largua bashkë me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.

Të mërkurën, Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashkiakët e djathtë.




EMISIONET