Për Partinë Demokratike krimi dhe pasiguria në vend është rritur ndjeshëm. Sipas deputetit të kësaj partie, Keltis Kruja, shkak i kësaj situate është reforma e gabuar e qeverisë në Policinë e Shtetit. Deputeti demokrat denoncoi në intervistën e mbrëmjes në Ora News shkarkimet e padrejta në polici të disa efektivëve që janë trajnuar nga misionet ndërkombëtare. Keltis Kruja deklaroi se deri tani Ministria e Brendshme ka dhënë më shumë show sesa rezultate konkrete në operacionet e iniciuara prej saj . Ai theksoi se opozita pret kryeministrin Edi Rama në interpelancë qoftë për situatën e sigurisë ashtu edhe për shkarkimet apo emërimet në polici.

/Ora News.tv/