Kroos e pranon: Na mungon Ronaldo!

Kroos e pranon: Na mungon Ronaldo!

Largimi i Cristiano Ronaldos është shkaku i dështimit të Realit të Madridit. Në këtë konkluzion ka dalur mesfushori i "Los Blancos", Toni Kroos që në intervistën pas fitores kundër Viktoria Plzen ka shpjeguar krizën e spanjollëve.

“Natyrisht ka ndryshuar pak situata, por mendoj se kjo është ajo çfarë dëshiroj klubi me këtë vendim. Ne e  filluam mirë sezonin dhe patëm disa ndeshje ku shënuan tri apo katër gola dhe askujt nuk i mungonte Ronaldo. Nuk ka kuptim për të folur për lojtarë që nuk janë këtu. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndoshta më i rëndësishmi në histori. Por, ai nuk na ndihmon neve tani. Duhet të mësohemi të luajmë pa të, kjo është mënyra e vetme për të treguar sa të mirë jemi”.-tha Kroos.

Kalimi në verë i Ronaldos te Juventus u bë temë edhe këtë javë ku mesfushori i Real Madridit, Isco tha se së lojtarët dhe klubi nuk duhet të qajnë për një lojtar që nuk dëshiroi të luajë më aty.

EMISIONET