Udhëtimi me kroçera ka rezultuar një makth për disa turistë të cilët kishin paguar një "mal" me para për të vizituar vende si Franca, Holanda, Norvegjia dhe Islanda.

Ata kishin paguar 5300 euro personi për një udhëtim 5 ditor në të gjitha këto vende por që rezultoi në kaos dhe protesta nga turistët.

Udhëtimi nisi nga Glasgou, Portugali, ndërkohë që ekuipazhi i kroçerës nuk bëri asnjë ndalesë nga të gjitha vendet që ata kishin planifikuar.

Sipas udhëtarëve shumicën e kohës e kaluan në det të hapur. Madje ato kanë pasur dhe ankesa për sa i përket ushqimit dhe shërbimit duke thënë se ishte i ndenjur dhe nuk mund të konsumohej.

Kroçera nuk plotësonte as kushtet minimale të higjenës nëpër tualete. E gjithë kjo ka shkaktuar zemërimin e turistëve të cilët janë ngritur në protesta në ambjentet e kroçerës duke kërkuar rikthimin e parave të tyre prapsht pasi nuk morën asgjë nga ato që kishin paguar.

Shumë video kanë bërë xhiron e botës ku janë regjistruar pasagjerët e nevrikosur duke kërkuar ndalim të menjëhershëm nga udhëtimi si dhe dëmshpërblim.

/Ora News.tv/