Kriza klimatike rrezikon cilësinë e tokës

Kriza klimatike rrezikon cilësinë e tokës

Shëndeti i sipërfaqes së tokës sa vjen e dobësohet, ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente e njeriut për ta ruajtur kapacitetin e saj prodhues në dekadat që vijnë. Ekspertët rekomandojnë ndryshime radikale të dietës në favor të frutave dhe perimeve, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe diversifikimin e varieteteve të drithërave.

Konsumimi sa më pak i mishit dhe i bulmetit, zhvillimi i blegtorisë dhe i bujqësisë pa kimikate dhe ruajtja e pasurive pyjore, janë disa nga mënyrat se njeriu mund ta shpëtojë Tokën nga pasojat katastrofike të ngrohjes globale në dekadat e ardhshme.

107 shkencëtarë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike apeluan të enjten që njerëzimi të ndryshojë në mënyrë radikale qasjen ndaj planetit.

Valerie Masson-Delmotte: Mënyra si ne prodhojmë ushqimet dhe çfarë hamë ul pashmangshmërisht bashkësinë biologjike dhe larminë e bimëve dhe kafshëve në botë. Degradimi deri në 70 për qind më pas ul kapacitetin e tokës për të përthithur karbonin, duke kontribuar kështu në përkeqësimin e pasojave klimatike."

Ekspertët paralajmërojnë se pa marrjen e masave të shpejta, përmes subvencionimit të fermerëve dhe futjes së farave rezistente ndaj motit që po vjen, sipërfaqja e tokës rrezikon të ulë më tej prodhimtarinë.

Temperaturat ekstreme, përmbytjet, erozioni apo zjarret e papritura, ndërkohë, sa vijnë e do të shtohen, të intensifikuara edhe nga djegia e pyjeve për qëllime ngrohjeje apo lëshimi në atmosferë i gazrave nga veprimtaritë blegtorale.

Raporti i OKB-së u pasurua me të dhëna nga mbi 50 shtete dhe shërben si rekomandim për ndërmarrjen e politikave të duhura ambientaliste nga qeveritë dhe bizneset nëpër botë.

EMISIONET