Kriza godet Malagën, Bare: Largohem vetëm nëse duan drejtuesit

Kriza godet Malagën, Bare: Largohem vetëm nëse duan drejtuesit

Keidi Bare ka rezultuar një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares shqiptare, duke zhvilluar paraqitje përtej pritshmërive.

Fieraku arriti të shënojë golin e parë me kuqezinjtë, në fitoren kundër Moldavisë. Mesfushori është rikthyer në Spanjë dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën e Malagës, ku edhe ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle.

Ekipi i Malagës e shikon veten në vështirësi ekonomike në fillim të këtij sezoni dhe Bare është shprehur i gatshëm për të bërë gjithçka për ta shpëtuar.

“Kam edhe dy vite kontratë. Deri tani unë jam 100% i fokusuar dhe po mendoj vetëm për Malagën. Nëse ka oferta, klubi do të ketë dijeninë. Po përqendrohem t’i bëj gjërat në mënyrën e duhur dhe të nxjerrë Malagan nga kjo situatë e keqe.

"Nëse doni një përgjigje të sinqertë, nuk dua të iki nga këtu. Por nëse klubi ka nevojë për këtë gjë dhe do të më thotë që të sakrifikojë veten time, atëherë nuk mund të bëj asgjë tjetër. Por dëshira ime nuk është që të largohem. Këtu jam si në shtëpi dhe nuk dua të iki. Por e përsëris, nëse ata vendosin që unë duhet të largohem, nuk do të mundesha të bëja asgjë më shumë”, ka thënë Bare.

22 vjeçari është pjesë e Malagës prej vitit 2018, pas eksperiencës te Apolonia dhe Atletico Madrid.

EMISIONET