Krimi në Shqipëri, Bumçi: Britania e Madhe ka shtuar personel në Ambasadë

Krimi në Shqipëri, Bumçi: Britania e Madhe ka shtuar personel

I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV ORA, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka treguar detaje nga vizita e kryedemokratit Lulzim Basha në Londër.

Bumçi tha se në Britani janë të shqetësuar, për kapjen e shtetit, krimin e organizuar dhe problemet e sigurisë kombëtare.

Pjesë nga diskutimi: 

Bumçi: Tre shqetësimet kryesore në Britani të Madhe janë, Krimi i Organizuar. Në Britani krimi i organizuar shqiptar ka zhvillimin më të madh, kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të drogërave.

Hila: Mos është pjesë e propagandës?

Bumçi: Jo, për t'i krahasuar këto të dhëna po të sjell dy fakte, raporti ne DASH, që thotë "Shqipëria është bazë operacionale përpara dy vitesh e krimit të organizuar rajonal, tani thotë e rrjetit nga vendet e burimit në Amerikë Latinë në Evropë dhe Amerikë. Dhe një detaj tjetër, në debatin që u bë në parlamentin Holandez që u kërkua pezullimi i vizave, në debat, thuhet "Problemet tona me krimin shqiptar nuk kanë arritur  me përmasat që ka Anglia, nuk jemi ende aty.".

Qeveria angleze për shkak se e shikon krimin e lidhur me qeverinë, kapjen e shtetit, ka rritur personelin që mbulon çështjet e krimit të organizuar në Ambasadën e tyre në Tiranë, ka më shumë se dy vjet që ka bërë këtë rritje të personelit. Edhe për çështjet e sigurisë kanë qenë të Shqetësuar. Kanë qenë kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve.


EMISIONET