Krimet e nazizmit, rrëfimi 75 vite më pas: Çlirimi nuk zgjidhi gjithçka

Krimet e nazizmit, rrëfimi 75 vite më pas: Çlirimi nuk zgjidhi

75 vjet më pas, një dëshmitare okulare ka rrëfyer fundin e sundimit nazist në Paris.  Denise Barbillon, sot 86 vjeçare, kujton urinë dhe luftimet e ashpra mes forcave gjermane dhe atyrë të Rezistencës franceze. Çlirimi, shprehet ajo, ishte i dhimbshëm për të gjithë ne.

Denise Barbillon, sot 86 vjeçare, ishte vetëm 6 vjeç kur kryeqyteti francez Parisi u pushtua nga nazistët në vitin 1939. 

Si dëshmitarë okulare e asaj kohe, kur ajo ishte nxënëse në një shkollë gjermano-franceze, Denise kujton mungesën e ushqimeve, izolimin dhe maskat e gazit.

Pas 5 viteve, kur Denise ishte vetëm 11 vjeç, Parisi u çlirua pas 6 ditëve luftime, më 25 gusht të vitit 1944.

Ajo rrëfen përleshjet mes zjarreve midis forcave gjermane dhe atyrë të Rezistencës në lagjen e saj, madje edhe në çatinë e shtëpisë. Prindërit e kishin ndaluar të dilte në rrugë, nga frika se do të pushkatohej.

 “Unë pashë të burgosurit, të mbijetuarit e Holokaustit të ktheheshin në Paris me uniformat e kampit të përqendrimit.  Ata kërkonin shtëpitë e tyre të mëparshme, për tu strehuar diku”.

Ndërsa kujton se gratë e dyshuara për bashkëpunim me gjermanët, u ndëshkuan dhe poshtëruan nga luftëtarët e Rezistencës.

Ato u detyruan të bënin paradë në rrugë me koka të rruara, pasi nazistët u larguan.

Edhe pse ajo e konsideron çlirimin e Parisit një rast të gëzueshëm, Barbillon tha që pasojat e konfliktit ende kanë lënë një goditje në zemrën e saj.

"Ne ishim të lumtur që u çliruam, por ishte akoma e dhimbshme," tha ajo.

"Çlirimi ishte një gjë e mirë, por nuk zgjidhi gjithçka".

EMISIONET