Romanca me një 30-vjeçare u bë shkak për një konflikt të armatosur mes disa personave në Kavajë me pasojë një të vrarë e një të plagosur. Viktimë mbeti i dënuari Dritan Hoxhalli, i cili kishte një lidhje intime me nënën e tre fëmijëve Marsida Qatja. Ai shkoi në kallashnikov në banesën e të resë pasi mësoi se tre persona po qëndronin në shtëpinë e saj. Si pasojë e përplasjes me armë mbeti I plagosur brenda shtëpisë edhe polici i burgjeve Bledar Toçi I cili u arrestua bashkë me të vëllain pasi iu gjet edhe drogë në banesë. 

Një 30-vjeçare nënë e tre fëmijëve u bë shkak për vrasjen e një personi në Kavajë dhe plagosjen e një efektivi të policisë së burgjeve. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mërkurë në lagjen nr 2 të qytetit në banesën e Marsida Qatjas.

Viktimë e krimit mbeti shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç, i divorcuar shkoi në banesën e të resë me të cilën kishte pasur një lidhje intime.

Pasi ka mësuar se Qatja ishte në shtëpi me tre persona, ai ka marrë me vete një kallashnikov. Menjëherë sapo ka hyrë brenda Dritan Haxholli ka qëlluar me breshëri duke lënë të plagosur Bledar Toçin, shef i sigurisë në burgun e Durrësit.

Më pas 41-vjeçari ka tentuar të largohet por është qëlluar nga polici i burgjeve me pistoletën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Marsida Qatja është nënë e 3 fëmijëve, dy prej të cilëve jetonin me burrin e parë dhe një vajzë 2 vjeçare e mbante në banesë pasi e kishte lindur me burrin e dytë. Gjyshi i saj tha se mbesa nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim apo t'i kishte kërkuar ndihmë.

Gjyshi i Marsida Qatjas: Vetëm rrinte, ka dy fëmijë me burrin e parë. Me burrin e dytë ka lindur një djalë.

Në momentin e ngjarjes, vajza ka qenë në katin e dytë dhe nuk ka parë krimin ndërsa në dhomën ku ndodhi vrasja policia ka gjetur shishe pijesh alkoolike dhe mjete të konsumimit të lëndëve narkotike.

Bashkëshorti i Marsida Qatjas, me të cilin ka edhe vajzën 2 vjeçe që mbënte në banesë ndodhet në burg në Gjermani.

30-vjeçarja ka treguar në polici se ka kërkuar ndihmë pasi Dritan Haxholli po e kërcënonte. Pas ngjarjes policia arrestoi gardianin Bledar Toçi dhe vëllain e tij Bernard Toçi pasi në banesat e tyre u gjet lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë viktima e krimit shtetasi Dritan Haxholli ishte dënuar me tetë muaj burg në vitin 2018 për drejtim të parregullt automjeti ndërsa ishte skeduar nga policia edhe për disa vepra të tjera penale.

Nga ana tjetër 30 vjeçarja që u bë shkak për konfliktin ka në pronësi një agjenci udhëtimesh ku punon bashkë me motrën. Më herët ajo ishte denoncuar për mashtrim me biletat e udhëtimeve dhe po hetohej nga prokuroria.

/Ora News.tv/