Krijohen robotët-meshkuj për të kënaqur gratë në shtrat

Mesa duket, meshkujt kanë një konkurent të ri për të kënaqur një grua në të gjitha kuptimet.

Si shkak i progresit teknologjik, robotët mund të luajnë rol të rëndësishëm edhe në dhomën e gjumit.

Po, e lexuat shumë mirë! Ndërmarrje si Real Doll po fabrikojnë kukulla seksuale mashkullore me bateri, të cilat mund të karikohen.

Gjithsesi, të krijosh një robot mashkullor është më impenjative se të bësh një robot femëror.

Kukulla mashkull ka nevojë për disa 'truke', për të cilat robotët femëror nuk kanë nevojë.

Ndërkohë, krijuesit e tyre, kanë bërë të mundur që këto robotë të jenë në gjendje t'i përgjigjen dialogut, në mënyrë që ta bëjnë eksperiencën sa më reale për një grua.

Robotët meshkuj po krijohen në të gjitha format dhe dimensionet. Do projektohen si të dashurit më të mirë, që do të thotë që me ta, mund të krijosh një histori dashurie dhe do kesh mundësi të bisedosh me ta.

A mund ta imagjinosh?

Mjaft më me meshkujt që mashtrojnë, do jesh në gjendje të bësh atë që do me këto robotë.

Sapo teknologjia të arrijë ta përfundojë një projekt të tillë, do jetë e mundur edhe të dalësh në xhiro me të dashurin robot, që ngjan si një mashkull i vërtetë.

Sipas ekspertëve, gratë do paguajnë shumë për një robot mashkull, siç parashikohet.

Nga momenti që shumë gra  blejnë lodra seksuale, kjo mund të çojë në nivelin tjetër.

Brenda vitit 2030 parashikohet që një robot seksual të kthehet në diçka normale dhe nuk do përfundojë këtu.

Në fakt, brenda vitit 2050, të kesh një lodër seksuale robot, do jetë diçka aq normale, saqë edhe më të varfrit, do ia lejojnë vetes një të tillë.

Edhe pse e quajnë "maksimumi i eksperiencës së kënaqësisë", sërish të bën të ngresh pyetje se ku po shkojmë???

Disa njerëz mendojnë se do jetë e vështirë të ambjentohemi me idenë, duke qenë se këto janë objekte pa ndjenja, mish dhe gjak.

Atëherë, si mendoni? Këta robotë do mund të plotësojnë nevojat e grave për burra të vërtetë?

Me telefonat celularë që zëvendësojnë komunikimin real dhe me robotët që zëvendësojnë seksin, është ky drejtimi që duam vërtet të  marrim? Apo do bëhemi gjithnjë e më të izoluar?


EMISIONET