Kreu i Rrugores, Tola flet për herë të parë për aksidentet e ditëve të fundit: Kush e ka fajin

Kreu i Rrugores, Tola flet për herë të parë për

Kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, foli për aksidentet tragjike të ditëve të fundit, duke sqaruar edhe arsyet.

Tola: 2017-n në raport me 2016-n ka ulje të numrit të aksidenteve dhe ulje të numrit të viktimave. Numri i aksidenteve në janar 2018 ka një rritje prej 12% por ka 9 viktima më pak

Për ndodhin aksidentet? 

Ne vazhdojmë të jemi akoma një vend ku drejtuesit e mjeteve nuk e përdorin mjetin konform normave të përcaktuara në legjislacionin rrugor. Nuk respektojnë kufijtë e shpejtësisë. Nuk respektojnë kërkesën e mos përdorimit të alkoolit, drogave apo parakalimet e gabuara, apo shkelje të tjera që sjellin tragjedi të tilla.

I gjithë muaji shkurt numëronte 6 të vdekur para se të ndodhnin dy aksidentet e javës së fundit. Ndërsa në dy aksidentet e fundit kemi dhe 6 viktima të tjera. 

Viti 2016 me 2017 ka 50 viktima më pak, 90 të plagosur më pak, është ndër vitet më të mira për sigurinë rrugore. Ne kemi kaluar nga vende me rrisk shumë të lart në vende me vdekshmëri për numër banorësh e numër mjetesh pothuajse me vendet e BE.


EMISIONET