KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës zgjedhore

KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë

Financimi i partive politike pjesëmarrëse në votimet e 30 qershorit vijon të mbetet jotransparent.

Në një deklaratë për mediat, KQZ ka lajmëruar se vetëm 5 parti, nga 36 pjesmarrëse në 30 qershor ka dorëzuar raportin për deklarimin financiar të fushatës, ndërsa afati i fundit është 26 shtatori.

Drilona Hoxha: "Deri tani, nga 36 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 5 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin. Brenda datës 26 nëntor audituesit ligjorë duhet të depozitojnë raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe brenda datës 16 dhjetor 2019 raportet e auditimit financiar të partive politike."

Ligji për financimet e partive politike parashikon dënimin me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë, në rastet e shkeljes së afatit të dorëzimit të raportit financiar.

Afati i fundit është data 26 Shtator dhe do merren masa administrative për partitë që do të shkelin ligjin.

Ndërsa çështja e shumëdiskutuar e vendit vacant në krye të bashkisë së Shkodrës, vijon të mbetet pa zhvillime, për aq kohë sa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka një kërkesë zyrtare mbi tryezë për nisjen e procedurave për zgjedhje të pjesshme.


EMISIONET