Kosovë, shfaqje teatrale për Sllobodan Millosheviçin

Kosovë, shfaqje teatrale për Sllobodan Millosheviçin

Një grup teatror serb, shfaqi të martën në mbrëmje në Graçanicë afër Prishtinës, një muzikal për ish presidentin serb Slobodan Milosheviç.-shkruan VOA (Zëri i Amerikës).  Shfaqja me titull “Tregimi i Sllobodanit”, fillon me luftërat dhe përfundon me procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën për krime lufte në Hagë.  Ish udhëheqësi Jugosllav Sllobodan Millosheviç ishte përballur me më shumë se 60 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konflikteve ballkanike të viteve 90-ta, gjatë të cilave u vranë më shumë se 130 mijë njerëz. Dënimi nuk u arrit të jepej pasi  vdiq në Gjykatën e Hagës në vitin 2006 ndërsa po përballej me këto akuza, përfshirë edhe përgjegjësinë për mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 - 1999 në Kosovë.  Autorja e shfaqjes Jelena Bogavac, tha se me gjithë reagimet që kishte ngjallur kjo shfaqje, puna e trupit teatral nuk paragjykon figurën e Sllobodan Milosheviçit.

Jelena Bogavac : “Ndoshta në shoqërinë tonë ekziston ky hendek i pakryer, një konsensus i pazgjidhur për fajësinë ose drejtësinë e Millosheviqit, dhe ne si të zakonshëm nuk jemi përpjekur që në punën tonë ta vendosim atë në asnjë mënyrë”, tha zonja Bogavac.

Paralajmërimet për shfaqjen kishin nxitur edhe thirrje që ajo të mos lejohet në Kosovë, meqë, siç thuhej, "ringjallja e Millosheviçit" provokon familjet e viktimave të luftës.  Nenad Todoroviç, regjisori i shfaqjes, tha se me gjithë paralajmërimet për rrezikun, shfaqja shkoi shumë mirë.

Nenad Todoroviç : “Unë jam i mahnitur nga pritja e audiencës, pasi tensioni para shfaqjes ishte i madh dhe unë kam pritur ose do të na mbrojë KFOR-i ose do të mbrojnë ekipi i të dashuruarve në Sllobodan Millosheviçin. Falë Zotit gjithçka ka mbaruar siç duhet, dhe për herë të parë pas premierës dhe pas 20 vjetësh pune i them faleminderit Zotit, ishte e mrekullueshme dhe nuk jemi gjuajtur me vezë apo domate”.

Në shfaqje nuk mori pjesë asnjë udhëheqës i komunitetit serb dhe duke shprehur zhgënjimin me këtë, regjisori Todoroviç tha se Ballkani ende përballet me politika nacionaliste.

Nenad Todoroviç : “Dëshmia se kolegët tuaj në media dhe politikanët kryesorë që udhëheqin edhe njëherë treguan se sa frikacakë janë dhe se si janë arratisur nga arti. Arti fitoi politikën e mjerueshme nacionaliste që sonte priste që të na qëllonin sepse po luajmë një pjesë të historisë dhe një të personi gjatë viteve të nëntë dhjeta në Ballkan”

Shfaqja paraqet jetën e Millosheviqit jo vetëm ndërmjet kundërshtarëve të tij në Serbi, por edhe në mesin e viktimave të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në mes të viteve 1991 dhe 1999.

 Sllobodan Millosheviç, mbeti një figurë popullore në mesin e një pjese të qytetarëve serb. Partia e tij u rikthye në pushtet, katër vjet pas rrëzimit të tij në vitin 2000 dhe vazhdon të qëndrojë edhe sot e kësaj dite.

VOA


EMISIONET