Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e Komisionit Hetimor për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Me 58 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi ka formuar komisionin  në fjalë, i cili do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

Formimi i këtij Komisioni vjen pas tre muajve që nga koha kur partitë politike kishin dërguar në Kuvend emrat e përfaqësuesve të tyre.

Familjarët e të deportuarve kishin dorëzuar edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin ishte shkarkuar edhe ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI'së, Driton Gashi. 

Gjashtë gylenistët iu revokuan lejet e qëndrimit në Kosovë dhe i deportuan pa asnjë paralajmërim. /Express/


/Ora News.tv/