Kosovë, gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur

Kosovë, gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur njëri nga policët e zhdukur në mbrëmjen e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin se trupi është gjetur 5 kilometra larg nga vendi i aksidentit.

Ndërkaq, trupi është gjetur nga ekipi kërkimor i FSK-së.

Duhet kujtuar se, dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Telegrafi do t’ju sjell detaje të reja në vazhdim. /Telegrafi/

EMISIONET