Kosovë, arrestohet një tjetër deputet

Kosovë, arrestohet një tjetër deputet

Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, për shkak të deklaratave kërcënuese të bëra  ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Deputeti Demalija u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedoncit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas ngritjes së akuzës ndaj Demalisë si anëtar i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcenimet ndaj ish-Prokurorit Elez Blakaj.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës, Demalija ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.



EMISIONET