Arrestohen 6 drejtues të shkollës "Mehmet Akif" në Kosovë, mbështetës të Gylen

Arrestohen 6 drejtues të shkollës "Mehmet Akif" në

Gjashtë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar nga Policia, të enjten në mëngjes. Të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovës, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit, shkruan gazeta Zëri.

Arrestim i tyre ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në dy rajone, atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Përmes një njoftimi për media kolegji “Mehmet Akif'” ka njoftuar se sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve "Gulistan" Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Autoritetet e hetuesisë kosovare u janë nënshtruar të enjten me mëngjes kërkesave të presidentit turk Erdogan, për t’i përzënë nga Kosova përkrahësit e Fetullah Gulenit.

EMISIONET