Kosovarët “rigjallërojnë” Durrësin

Kosovarët “rigjallërojnë” Durrësin

Mijëra pushues nga Kosova e Maqedonia mbërritën këtë të mërkurë në Durrës në javën e fundit të Gushtit që përkon edhe me mbylljen e zyrtare të sezonit turistik!

Fluksi vjen një ditë pas Festës së Kurban Bajramit që boshatisi plazhet.

Ata thonë se kanë ardhur për të kaluar disa ditë buzë Adriakut që mbetet zgjidhja e parë, por gjithëcka do të varet nga kushtet atmosferike

Me fluksin e lartë të pushuesve në fund të sezonit të kënaqur mbetën jo vetëm operatorët turistike, por edhe personat që lëshojnë ambiente me qera

Pas një udhëtimi të gjatë për shkak të trafikut në Kukës dhe pasi kanë siguruar akomodimin pushuesit nga Kosova u derdhën drejt Bregdetit.

Fundi i gushtit shënon mbylljen zyrtare të sezonit turistik por kushtet klimaterikëe që ofron Durrësi janë të favorshme për ta zgjatur edhe me tej afatin e pushimeve buzë Adriatikut.

EMISIONET