Kosova, Vuçiç: Më mirë paqe sesa konflikt nga i cili do të kishim dalë humbës

Kosova, Vuçiç: Më mirë paqe sesa konflikt nga i cili do

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qëllimet e tij kryesore në dialogun me Prishtinën janë që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, të mbrojnë interesat shtetërore dhe të sigurojnë të drejtat pronësore të popullit serb. 

"Nëse ka marrëveshje, do të kemi më shumë se sot", tha Presidenti.

Në një intervistë për Ditarin e RTS-së, Presidenti serb u shpreh se "ata të cilët flasin për konfliktin e ngrirë nuk e kuptojnë se ky është i paqëndrueshëm dhe që për çdo ditë do të shqetësoheshim nëse do të na sulmonin në veri, pastaj të qahemi për të vrarët e të zhvendosurit".

Më tej, Vuçiç shtoi se “synimi ynë parësor është paqja e stabiliteti, sepse më mirë ta ruajmë paqen, qoftë edhe me çdo çmim, sesa të bëjmë gabime dhe të futemi në konflikte të ashpra dhe të dalim pastaj humbës”.

Vuçiç shtroi pyetjen se “cilat nga tre elemente bazë shtetërore janë në anën tonë, duke konstatuar se Serbia ka kufirin me Kosovën në Jarinj e Brnjak, për ç’gjë ai fajësoi opozitën e tanishme serbe, pastaj nga pjesa jugore e Ibrit kami 3-4 për qind të popullatës serbe atje, duke shtuar se për çfarëdo zgjidhjeje që do të ofrohet në tavolinë, ai premtoi se do të dalë para qytetarëve për t’ë informuar ata”.

“Nëse do të ketë marrëveshje, do të kemi më shumë se kemi tani", premtoi Vuçiç, "ndonëse Serbia ka pak mbështetës ndërkombëtarë dhe kancelaren Merkel nuk e konsideroj kundërshtare”.

Vuçiç konstatoi se “Serbia nuk komenton qëndrimet e Gjermanisë, por edhe të shteteve tjera, superfuqive botërore, të cilat kanë mbështetur dhe mbështesin Kosovën, që sipas tyre, njohja e Kosovës është çështje e kryer”.

Ndërkaq lidhur me demarkacionin, Vuçiç deklaroi se "SHBA dhe Gjermania prej kohësh e kanë demarkuar kufirin tonë, por megjithatë Serbia ka arritur ta ndryshojë pozicionin e saj ndërkombëtar".

Kreu i Shtetit serb komentoi sulmet e kundërshtarëve politikë se pse nuk e njeh gjendjen faktike në terren dhe pse kërkoi ende diçka për Serbinë, ku theksoi se “për Serbinë më e rëndësishme është jeta e njerëzve atje dhe në kuptimin territorial Veriu i Kosovës është tjejet i rëndësishëm".

“Fjala është për 1000 km katrorë, që është çështje tejet strategjike, ku jetojnë 43000 qytetarë e që bëhet fjalë për Kopaonikun dhe Gazivodën”, theksoi Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç përmendi edhe Trepçën si një pozitë me rëndësi gjeostrategjike, duke shtuar se "kjo megjithatë nuk do të thotë se Veriu është më i rëndësishëm se Rrafshi i Kosovës".

Në fund, Vuçiç vlerësoi se "për fat shqiptarët ishin të padurueshëm, sepse po të kishin pritur edhe nja 15 vjet, do të kishim një President dhe një Kryeministër nga radhët e tyre".

EMISIONET