Kosova shpëton ekonominë shqiptare

Kosova shpëton ekonominë shqiptare

Pavarësisht kundërshtimeve të ndërkombëtarëve, taksa 100% për mallrat serbe duket se po ndihmon eksportet shqiptare të qëndrojnë në këmbë. Për të dytin muaj radhazi eksportet tona drejt Kosovës kanë vijuar të pësojnë një rritje të ndjeshme dhe vetëm gjatë prillit rritja është me 70,4%. Por pavarësisht kësaj në katër muajt e parë eksportet shqiptare në tërësi u ulën me 2,3%.

Taksa serbe po shpëton eksportet shqiptare. Të dhënat e INSTAT tregojnë se biznesi shqiptar po fiton gjitmonë e më shumë terren në tregun e Kosovës, edhe pse ka një rënie të ndjeshme me shtetet e tjerë.

Vetëm gjatë muajit prill, mallrat drejt Kosovës u rriten me 70,4%, ndërsa në katër muaj 52%.

Pavarësisht të gjitha rekomandimeve të ndërkombëtarëve, duket se autoritetet kosovare janë të vendosura për të mos e hequr taksën, duke ndikuar automatikisht në rritje pozitive për ekonominë shqiptare.

Nëngrupet më të kërkuara janë mineralet, nafta si dhe materialet e ndërtimit. Me këtë ecuri tashmë Kosova ka zënë vendin e dytë si partner tregtar i Shqipërisë.

Në katër muaj produktet e eksportuara prekën vlerën e 8.9 mld lekësh.

Në të kundërt është panorama me shtetet e tjera. Sipas të dhënave të INSTAT, në katërmujorin e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 99 mld lekë, duke u ulur me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në këtë situatë e ka pasur mungesa e prodhimit të energjisë elektrike në vend, por edhe ulja e prodhimit të naftës.

EMISIONET