Presidenti i vendit, Hashim Thaçi shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës ditë e varrimit të artistes së madhe Nexhmije Pagarusha.

Kjo në shenjë nderimi respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar. 

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë më 7 shkurt në moshën 86 vjeçare.

Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.

Ajo njihet si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

/Ora News.tv/