Kosova konfirmon dy rastet e para me koronavirus
Kosova konfirmon dy rastet e para me koronavirus.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për mediat tha se dy të prekurit janë një shtetase italiane 20 vjeç dhe një kosovar 77 vjeç.
Kryeministri Kurti ka bërë apel qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, si dhe të qëndrojnë mbi 1 m larg nga njëri-tjetri dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
Kurti: Parandalimi është gjithçka. Le ta ruajmë vetën dhe njëri-tjetrin, që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet.
