Nga 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, në Kosovë është konfirmuar vetëm një rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

"Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.004 raste të infektuarve, prej të cilëve 29 kanë vdekur dhe 772 janë shëruar.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Deri më tani janë testuar 12,551 persona.



/Ora News.tv/