Kosova vendos të rrisë kufirin e vjetërsisë për importin e automjeteve të vjetra nga 10 në 15 vjet. Vendimi është miratuar në Komisionin për Zhvillimin Ekonomik i Kuvendit të Kosovës

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në facebook.

“Është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet! Jam i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në Seancë Plenare”, ka shkruar Nitaj, i cili është Kryetar i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete.

Mediat kosovare e citojnë një lajm të mirë për qytetarët rritjen e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve të importuara në 15 vjet.

Pak ditë më parë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi pr/vendimin që do të merrte qeveria me anë të të cilit urdhëronte ndalimin e importit të makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Qeveria e quajti një vendim të mirë dhe përmendi Kosovën si një shtet i rajonit që e ka tashmë këtë vendim. Por vendimi kundërshtohet nga qytetarët.

Ndërsa sot ministrin Klosi po e informojmë se Kosova do të zgjasë me 5 vite kufirin e vjetërsisë së automjeteve të importuara.

/Ora News.tv/