Kosnett: Të dënuarit jo në zgjedhje

Kosnett: Të dënuarit jo në zgjedhje

Teksa mbeten rreth tre javë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë alarmin për kandidimin e personave me të kaluar kriminale në listat për deputetë.

"Si mundet qytetarët të marrin seriozisht zotimet e partive politike për respektim të ligjit, kur shumë individë në listat e tyre janë të akuzuar, të dënuar për vepra penale si krime lufte dhe agresion, apo me aktakuza ndërkombëtare," shkroi të premten në Tëitter ambasadori amerikan në vend, Filip Kosnet.

Mesazhi i tij u shoqërua me skicën ku shkruhej "Kosova do ia dalë mbanë vetëm nëse respektohet ligji".

Mësohet se nga 685 kandidatët që garojnë në zgjedhjet e reja të përgjithshme, 25 prej tyre janë ose kanë qenë dikur të pandehur përpara gjykatës për korrupsion apo akuza më të lehta.

Ndër partitë më të mëdha shqiptare, grupimi AAK i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj dhe socialdemokratët kryesojnë me 13 kandidatë të akuzuar, Vetëvendosja me 6 kandidatë, PDK me 4, dhe koalicioni Nisma-AKR-PD me 2 kandidatë.

SHBA dhe 4 ambasadat kryesore në vend të njohura si Kunti, i drejtuan një javë më parë zgjedhësve kosovarë një apel të ngjashëm që të refuzonin partitë dhe kandidatët e përfolur si kriminelë.

Fushata për zgjedhjet e 6 tetorit nis në datën 25 shtator dhe në to marrin pjesë 21 subjekte politike.

EMISIONET