Koronavirusi, Rusia mbyll kufirin me Kinën

Koronavirusi, Rusia mbyll kufirin me Kinën

Kryeministri i ri në detyrë i Rusisë, Mikhail Mishustin firmosi ditën e sotme (30 janar) një urdhër për mbylljen e kufirit lindor me Kinën

Kjo vjen menjëherë pas udhëzimeve të Presidentit Putin ditën e djeshme për masat që duhet të ndërmarrë vendi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu kryeministri i vendit deklaroi se publiku do të informohet në vijueshmëri për situatën për sa i përket virusit. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Rusi.

Ministri i Jashtëm rus bëri me dije këtë të enjte se janë mbyllur përkohësisht dhe dhënia e vizave për shtetasit kinez.

Edhe për qytetarët e Rusisë është ndaluar udhëtimi drejt Kinës.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë është rritur në 170 ndërsa persona të infektuar janë regjistruar më shumë se 7 mijë.

EMISIONET