Koronavirusi, rritet niveli i rrezikut për përhapjen në Evropë

Koronavirusi, rritet niveli i rrezikut për përhapjen në

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundejve, botoi vlerësimin mbi rrezikun e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Rreziku i transmetimit të COVID-19 në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar në javët e ardhshme është nga i “mesëm” në të “lartë”, me më shumë vende që pritet të raportojnë më shumë raste.

Ky vlerësim bazohet në faktorë të rëndësishëm: së pari, numri në rritje i vendeve me përhapje të madhe të virusit në të gjithë botën dhe Evropë. Disa raste me simptoma të buta kanë infektuar personelin mjekësor, pasi nuk kanë pasur simptoma të forta.

Gjithashtu disa vende po raportojnë raste të infektimit me koronavirus të personave pa histori udhëtimi në vende ose zona ku ka shpërthime të virusit. Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shton se duhet të merren masa për të përgatitur strategji zbutëse.

 Gjithashtu, përhapja në javët e ardhshme dhe shtimi i numrit të të prekurëve me COVID-19, do të ketë një ndikim të madh në shëndetin publik dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

EMISIONET