Koronavirusi, rregulla të reja për italianët: Jo përqafime, në shtëpi kush ka simptoma

Koronavirusi, rregulla të reja për italianët: Jo përqafime,

Komiteti shkencor i ngritur nga qeveria italiane për të përballuar përhapjen e koronavirusit në Itali ka propozuar rregulla të reja sjelljeje pas vlerësimit të evolimit aktual të kësaj epidemie në nivel kombëtar.

Ky manual i ri rregullash merr në konsideratë jo vetëm kontaktin e drejtpërdrejtë me personat e infektuar por dhe largësinë fizike nga ata.

Mediat italiane kanë përcjellë paraprakisht këto masa të reja që priten të zyrtarizohen gjatë orëve të ardhshme nga Ministria Italiane e Shëndetit.

Sipas manualit të ri rekomandohet një distancë 2 metra në ambiente të mbyllur për të evituar infektimin.

Masat e reja rekomandojnë të evitohen puthje, përqafime, shtrëngim duarsh, gjeste të përditshme të përdorura në përshëndetjet e zakonshme tek italianët.

Gjthashtu propozohet ndalimi për një muaj i të gjitha manifestimeve publike, eventeve artistike e sportive.

Në kinema e teatro të praktikohet rregulla e biletave të alternuara (një vend i zënë e një vend bosh) si dhe këshillohet evitimi i diskotekave, pubeve, lokaleve të shumëpopulluara.

Rajoni i Lombardisë aktualisht ka rekomanduar që personat në moshën mbi 65 vjeç të qëndrojnë në shtëpi për të evituar infektimin nga koronavirusi, ndërsa ky manuel i ri masash kërkon të respektohet ky rregull për të gjithë personat në moshën mbi 75 vjeç e për të gjithë ata që vuajnë nga patologji të ndryshme mosha të jetë nga 65 vjeç e sipër.

Po ashtu kërkohet qëndrimi në banesë për cilindo që ka temperaturë e të praktikohet hedhja e sekrecioneve personale nga hunda e goja në kartëpecetat personale.

 

EMISIONET