Koronavirusi, Rama akuza politikës dhe medieve: Po lulëzon ligësia dhe injoranca

Koronavirusi, Rama akuza politikës dhe medieve: Po lulëzon

Kryeministri Edi Rama reagoi të martën në lidhje me akuzat publike për masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Rama, në një koment në Twitter, shprehet se “koronavirusi nuk luftohet me politikë”. Sipas tij, qeveria ka nisur të përgatitet që në fillim të shfaqjes së këtij virusi.

Edi Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit.

Rama adresoi përsëri akuza ndaj medieve, portaleve, duke u shprehur se “Shqipëria përballet me fatkeqësinë e tij të madhe”, ku sipas Kryeministrit, lulëzon ligësia dhe dembelizmi.

Edi Rama: Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor.

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!

EMISIONET