Shpërthimi i sëmundjes së koronavirusit ka vënë në punë autoritetet mjekësore në gjithë botën.

Ndërkohë, Universiteti Politeknik i Hong Kongut ka menduar t'i vij në ndihmë qytetarëve për të parandaluar prekjen nga virusi vdekjeprurës, duke prodhuar maska shumëpërdorimshe.

Sipas raportimeve në mediat lokale, maskat e reja për fytyrën mund të ripërdoren deri në 70 herë. Projekti u drejtua nga universiteti dhe Instituti i Kërkimit të Tekstileve dhe Veshjeve në Hong Kong.

Studiuesit janë duke punuar për të zhvilluar një material të ri antibakterial që mund të përdoret në produkte të ndryshme të tekstilit, përfshirë maskat për fytyrën.

Ata po prodhojnë mostra, të cilat shpresojmë të jenë gati deri të hënën. Pasi mostrat të jenë gati, ekipet mund të vlerësojnë nëse janë gati për shpërndarje publike.


/Ora News.tv/