Koronavirusi në Spanjë, 5 futbollistë të La Ligas rezultojnë pozitivë

Koronavirusi në Spanjë, 5 futbollistë të La Ligas

Pesë futbollistë të kampionatit spanjoll La Liga dhe Liga Santader kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Është vetë kreu i kampionatit që ka bërë të ditur një lajm të tillë por nuk i ka zbuluar emrat e tyre.

Sipas tij, të gjithë lojtarët janë asimptomatik dhe aktualisht ndodhen në vetëizolim.

Ato do të vijojnë t'i nënshtrohen testeve dhe mund të fillojnë trajnimin pasi të rezultojnë negativ në dy prej tyre.

La Liga filloi të kryente teste gjatë javës së kaluar si pjesë e protokollit për rifillimin e ndeshjeve.

Sipas asaj që është diskutuar nga federata spanjolle, pritet që kampionati të rinisë në qershor.

Disa prej skuadrave kanë filluar tashmë stërvitjen individuale sipas protokolleve të publikuara.

Deri më tani Spanja numëron 26,621 viktima dhe 224,390 të infektuar nga koronavirusi.

Edhe në kampionate të tjera, shumë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në Gjermani, 2 lojtarë të Dynamo Dresden në kampionatin e dytë kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa edhe në Angli tek skuadra e Brighton 3 lojtarë janë infektuar nga COVID-19.

EMISIONET