Gjatë një konference për mediat, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi se do të zhvillojë një takim me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të diskutuar mbi gjendjen e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Kreu i shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për zbatimin e masave anticovid.

Meta: Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe padyshim që në të ardhmen do të zhvillohet. Unë kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë në mënyrë që të gjykojmë mbështetjen që mund të japë presidenti në ktë rast. Por dhe qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshme dhe të përgjegjshme për shëndetin e tij dhe familjarëve. Duket që ka një shkudesje, nuk na ndihmon që të hapemi as me BE, do të jetë e nevojshme një mbledhje e tillë. Ndërkohë duhet dhe më shumë transparencë dhe profesionalizëm për mbrojtjen e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

/Ora News.tv/