Koronavirusi në Rusi: 60 viktima dhe 5,849 raste të reja në 24 orë

Koronavirusi në Rusi: 60 viktima dhe 5,849 raste të reja në 24

Në 24 orët e fundit në Rusi kanë humbur jetën 60 persona duke e çuar në 615 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Janë konfirmuar edhe 5,849 raste të reja me Covid-19.

Në total janë 68,622 njerëz të prekur, teksa virusi është përhapur në të gjitha 85 rajonet e vendit.

Ndërkohë janë shëruar 5,568 persona ndërsa rreth 50 të tjerë po trajtohen në spitale.

Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur dhe kryetari i saj Sergey Sobyanin tha se qyteti ende nuk e ka arritur pikun e pandemisë.

EMISIONET