Koronavirusi në Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

Koronavirusi në Kosovë, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

Duke filluar nga sot (6 korrik), qytetarët e Kosovës duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura nga institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Ndër masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, hyn edhe kufizimi i lëvizjes për qytetet me numrin më të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria duke nisur nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.

Ndërkohë, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, teksa në kohën kur iu lejohet veprimtaria do të jenë vetëm në ambiente të hapura.

Masat e reja përfshijnë:

· Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;

· Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;

· Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.

Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:

·  Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;

·  Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;

·  Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.


EMISIONET