Koronavirusi në Itali: 11 të vdekur dhe 323 të infektuar. Konfirmohet rasti i parë në Liguria

Koronavirusi në Itali: 11 të vdekur dhe 323 të infektuar.

Zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Itali. Nga 5 rajone, tani ky virus është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.

Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake. 

Bilanci është rritur në 322 të infektur dhe 11 të vdekur. Ne Lombardi jane 240 të infektuar dhe 9 viktima  (101 të infektuar në territorin e provincës së Lodit, 39 në Kremona, 14 në Bergamo, 17 në Pavia, 3 në Milano etj)

Kryeministri Konte siguron qytetarët italianë se kjo është një emergjencë që mund të përballohet, pasi Italia është një vend i sigurt.

Veneto - 43 të infektuar e 2 viktime (7 të infektuar janë në qytetin e Venezia, 1 në Treviso etj)

Emilia Romagna - 26 të infektaur në Emilia Romagna (17 Piacenza, 4 Parma, 1 Modena, 1 Rimini etj)

Toskana - 2 të infektuar në Toskana ( 1 në Firenze e  1 në Pistoia)

Sicili 1 i infektuar (në Palermo)

Piemonte 3 të infektuar (3 në Torino)

3 të infektuar në Lazio

1 i infektuar në Liguria

Një turiste nga Bergamo e cila me pushime në Palermo pati disa simptoma të gripit dhe u shtrua në spital pasi dyshohet se ka koronavirus. OBSH paralajmëron për një pandemi të mundshme. 

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas. 

Ora 20:47 Rasti i parë në Algjeri: ai është një italian

Rasti i parë me koronavirus në Algjeri. Lajmi u bë i ditur nga ministri i shëndetësisë i vendit afrikan, Abderrahmane Benbouzid.

I prekuri është një shtetas italian. Aimbërriti në Algjeri në 17 shkurt dhe është shtruar në spital në karantinë në Institutin Pasteur.

"Janë marrë të gjitha masat për t'u kujdesur për pacientin, të vendosur në karantinë", - tha ministri.

Ora 20:06 Rasti i dytë me koronavirus në Liguria

Rasti i dytë i konfirmuar me koronavirus në Liguria.

Zyrtarët e qarkut e komunikuan lajmin, duke sqaruar se pacienti ndodhet në La Spezia.

Ora 19:02 Vdes një 76-vjeçare në Treviso

Vdes një grua 76-vjeçare, pasi ishte konfirmuar si pozitive me koronavirus.

Ajo ishte e shtruar në spital me komplikime të frymëmarrjes, po ndërroi jetë sot në spitalin Treviso.

Lajmin e bëri të ditur nga qarku i Venetos.

Ora 18:18 Shkon në 10 numri i viktima dhe 322 të infektuar në Itali

Ka shkuar në 10 numri i viktima të konfirmuara me koronavirus në Itali.

Të dhënat e reja u siguruan nga komisari i jashtëzakonshëm Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp për mbrojtjen civile.

Ndërsa numri total it ë infektuar ka shkuar në 322 persona.

Ora 17:51 Shkon në 240 numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në Lombardi

"Ne jemi 240 raste pozitive, ndërsa për vdekje presim konfirmim nga Instituti i Lartë i Shëndetit". 

Kjo është ajo që ka thënë Këshilltari për Mirëqenie në Lombardi, Giulio Gallera.

Ora 16:44 Një rast me koronavirus në Barcelona: ajo është një italiane 36 vjeç

Një grua italiane që banon në Barcelona ka rezultuar si e infektuar nga koronavirusi i ri në qytetin Katalan.

Lajmin e ka bërë të ditur  shtypi spanjoll vendas.

Ajo është një 36-vjeçare që kishte udhëtuar së fundmi në Italinë Veriore.

Ora 15:00 Liguria, gruaja pozitive në izolim në San Martino në Xhenova

Personi i parë i testuar pozitivisht për testin e koronavirusit në Liguria është një grua dhe tashmë është transferuar nga Alassio në spitalin San Martino në Xhenova. Rajoni i Liguria e njoftoi në twitter.

"Pacientja  është në spitalin poliklinik të San Martinos, në izolim në repartin e sëmundjeve infektive dhe  gjendja e saj është e mirë. Ne jemi në pritje të konfirmimit përfundimtar nga spitali Spallanzani".

Ora 14: 23 Konfirmohet një rasti i ri me koronavirus nga Alto Adige. 288 numri i të infektuarve

Ora 13:49 Konfirmohen 4 raste të reja në Veneto. Shkon në 287 numri i të infektuarve

Ora 12:30 Shkon në 283 numri i të infektuarve

Ora 07:57 Shtohet dhe një rast tjetër me koronavirus duke e çuar në 231 numrin e të infektuarve

E hena mbyllet me 7 te vdekur e 230 te infektuar

Deri të dielën e 23 shkurtit u raportuan 3 viktima dhe 133 te infektuar

EMISIONET