Koronavirusi në Britani: 684 viktima dhe 5,386 raste të reja brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 684 viktima nga koronavirusi ne Britani.

Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend, numri i përgjithshëm i i viktimave ka shkuar në 19,506.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 5,386 raste të reja duke e çuar në 143,464 numrin total të të infektuarve.

Deri më tani në Britani janë kryer 444,222 teste për Covid-19.

Ditën e djeshme në Britani nisi testimi i vaksinës kundër koronavirusit të dy vullnetarët e parë.


EMISIONET