Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Testohen 8 raste të reja, rezultuan negative

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Testohen 8 raste të

Deri tani janë testuar 50 raste për koronavirusin e ri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 50. 

Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka pasur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID-19 të vetë-karantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetaret që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

EMISIONET