Koronavirusi/ Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e të gjitha shkollave deri në muajin prill

Koronavirusi/ Kryeministri i Japonisë kërkon mbylljen e të gjitha

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe të enjten u kërkoi të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe të larta të mbyllen nga e hëna deri në fund të marsit, kur përfundojnë pushimet e tyre pranverore.

Masa vjen për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit në Japoni dhe pas kritikave se si autoritetet atje vepruan me karantinën e korçeres Diamond Princess në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.

Një këshilltar i lartë i qeverisë japoneze ka pranuar se masat e karantinës të miratuara në anijen e lundrimit në Jokohama mund të kenë lejuar përhapjen e infeksioneve midis ekuipazhit të anijes dhe pasagjerëve.

Numri i rasteve të konfirmuara në Japoni është rritur në më shumë se 800,  gati 700 prej të cilave janë raportuar në anijen e lundrimit dhe 7 persona kanë humbur jetën.

EMISIONET