Koronavirusi, dyfishohet stafi mjekësor në aeroportin e Rinasit

Koronavirusi, dyfishohet stafi mjekësor në aeroportin e Rinasit

Në aeroportin e Rinasit po kontrollohen edhe udhëtarët që vijnë nga Italia, pas alarmit për prekjen e mbi 100 pesonave me koronavirus.

 Mjeku i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Lorenc Harshova, shprehet se pajisjet dhe stafi mjekësor janë dyfishuar, ndërsa thekson se deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Harshova: Nga të gjitha kontrollet e sotme asnjë person nuk ka as temperaturë. Këta janë persona të shëndetshëm por meqë kishin origjinë fluturimi Kinën, ne i këshilluam ata për auto-karantinim.

Harshova shprehet se për çdo të papritur, aeroporti është i pajisur me dhomë izolimi.

Haroshva: Kemi krijuar një korridor intervistimi përpara se të shkosh tek policia.

Kontrollet në pikat e kalimit kufitar i pohojnë dhe qytetarët.

“E mbaj maskën se punoj në një azil të moshuarish dhe nuk dua të kem kontakte se përhapet, paniku është i madh”.

Ata që udhëtojnë drejt Italisë, thonë se nuk ndjehen të frikësuar.

“Kam djalin në Itali, atje do shkoj dhe unë”.

Por të tjerë qytetarë, duket se janë vënë në alarm.

Shtim të masave ka edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës. Në Vlorë dy shtetas italianë kanë hyrë në Shqipëri, por pa rrezikshmëri

Farmacistet në kryeqytet thonë se maskat po mbarojnë, ndërsa në depo nuk ka më furnizim.

Koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani 2468 humbje jete, ndërsa ka infektuar më shumë se 78 mijë persona.




EMISIONET