Kurba e pandemisë duket se është drejt sheshimit me bilancin që është gjithmonë drejt rënies.

Në 24 orët e fundit në Serbi u regjistruan 3 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 234.

Ndërsa dhe numri i të infektuarve është rritur me 34 ku gjithsej janë prekur 10,733 persona.

Aktualisht 808 pacientë ndodhen të shtruar në spitale prej të cilëve 15 janë të intubuar.

Ndërkohë edhe në Maqedoninë e Veriut janë shënuar raste të pakta me COVID-19.

Këtë të martë u raportuan për 22 raste të reja ndërkohë që edhe 2 persona të tjerë ndërruan jetë.

Aktualisht, 106 persona kanë humbur betejën me pandeminë ndërkohë që në të gjithë vendin janë infektuar 1,839.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore janë 21 persona.

/Ora News.tv/