Britania miratoi një paketë të re financiare e cila do t’i ndihmojë bizneset që të kalojnë situatën me koronavirusin e ri.

Të gjithë të punësuarit mund të aplikojnë për një grant me vlerë 80% të fitimeve të tyre mesatare mujore për t'i ndihmuar ata të përballen me ndikimin ekonomik të COVID-19.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme (26 mars), Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak u shpreh do të paguhen me nga 2500 paund në muaj.

Ai gjithashtu thotë se qeveria nuk i ka harruar të vetëpunësuarit por i paralajmëroi ata se ekonomia britanike do të pësojë lëkundje në kohët në vijim.

"Unë jam i sigurt se masat që kemi vendosur do të mbështesin miliona familje, biznese dhe njerëz të vetëpunësuar”, - deklaroi Sunak.

Qeveria synon vendos planin në zbatim për të vetëpunësuarit jo më vonë se qershori i vitit 2020.

/Ora News.tv/