Koronavirusi bën "namin" te Infektivi, banorët e pashqetësuar luajnë grumbull domino

Koronavirusi bën "namin" te Infektivi, banorët e

Pavarësisht se numri i të infektuarve dhe viktimave nga covid në Shqipëri rritet dita ditës, duket se për banorët e Tiranës është një ditë e zakonshme.

Gazetari i Ora News, Elio Laze bëri një vëzhgim këtë pasdite (6 korrik) në zonën e Xhamllikut në Tiranë ku shumë banorë kishin pushtuar një sheshpushim ku qëndronin të pashqetësuar duke luajtur domino dhe pa respektuar masat anticovid.

Jashtë kamerave ata shprehen të pashqetësuar dhe se zbatimi i masave anticovid duhet të respektohet nga të gjithë, përfshirë edhe zyrtarët e këtij vendi.

Laze: Jemi stacionuar pranë sheshit Strauss për të treguar se si është situata në Tiranë në këtë kohë pandemie atëherë ku shifrat janë rritur. Siç shohim nga pamjet, njerëzit janë vërshuar nëpër parqe ku rrijnë në grupe dhe nuk respektojnë distancën sociale. Njerëzit nuk e zbatojnë duke parë nga ato që kemi transmetuar duke filluar nga Bashkia e Tiranës, nga kryetari nuk i respektojnë këto masa duke bërë aktivitete me 2-3 mijë njerëz siç ishte rasti i disa ditëve më parë në Farkë. Bëmë një bisedë paraprake me disa prej qytetarëve që po luajnë domino, nuk donin të prononcoheshin përpara kamerës, nuk janë të shqetësuar. Me zotërinjtë bëmë një bisedë  dhe më thanë ku të mbyllemi ne kur bashkia bën aktivitete dhe kryetari bënte foto. Pse këtu është rreziku, nuk është atje? Ka një mungesë ndërgjegjësimi që vjen nga drejtuesit qëndror apo vendor.

EMISIONET