Koronavirusi: 2,619 të vdekur dhe 79,356 të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi: 2,619 të vdekur dhe 79,356 të infektuar në të

Koronavirusi ka shkaktuar edhe 150 vdekje në Kinë, duke e çuar numrin e vdekjeve në shkallë vendi në 2,582, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC).

Të gjitha vdekjet, përveç një rasti, ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit, shkruan CNN.

Numri global i vdekjeve është tani në 2,619, me 27 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës:

Irani: 8 vdekje

Koreja e Jugut: 7 vdekje

Japoni: 4 vdekje

Itali: 3 vdekje

Hong Kong: 2 vdekje

Filipinet: 1 vdekje

Francë: 1 vdekje

Tajvan: 1 vdekje

Numri i të infektuarve rritet 

Rastet e konfirmuara në territorin e Kinës u rritën me 409 të tjerë ditën e dielë më 23 shkurt, me 398 prej tyre në provincën Hubei. Në Kinë tani ka 77.150 raste të konfirmuara, duke e çuar në total në 79,356 numrin e të infektuarve në të gjithë botën.

Sipas Kombëtar të Shëndetit të Kinës, 24,734 pacientë në territorin e Kinës janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

EMISIONET