Korçë, i riu ekzekutohet me plumb në sy

Një i ri në Korçë u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në lagjen numër 10 të qytetit, teksa  viktimë ka mbetur një 30-vjeçar.

Viktima mësohet se është qëlluar me një plumb në syrin e majtë, çka i ka shkaktuar vdekjen në vend.

I riu është gjetur i shtrirë në tokë nga kalimtarët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Viktima nuk është identifikuar ende  pasi nuk dispononte asnjë mjet identifikues.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



EMISIONET