Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Një fëmijë i moshës 8 vjeç S.M. është mbytur në parkun e quajtur “Japonez”.

“Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek "Parku Japonez", dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull)” – njofton policia.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Duket se fëmija ka qenë i vetëm, pasi nuk e ka ndihmuar askush derisa ka ardhur policia.

Mësohet se vogëlushi i kishte prindërit e divorcuar dhe është rritur nga gjyshërit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por nga dyshimet e para mendohet të ketë rënë aksidentalisht.

Familjarët kanë shpërthyer në dhimbje dhe lot, në momenti kur konfirmuan në morg mbytjen e djalit të tyre.


/Ora News.tv/