Korçë, "Golfi" përplas për vdekje 27 vjeçarin, trupi më shumë se 30 min në rrugë

Një 27 vjeçar nga fshati Sovjan i Korçës ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet tip "Golf".

Policia sqaron se aksidenti ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ndërsa i riu me iniciale T.H, ishte këmbësor në rrugë.

Gazetarja e Ora News në Korçë, Ledjona Dervishaj informoi se edhe 30 minuta pas aksidentit, trupi i të ndjerit qëndron në rrugë.   

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.M, është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve procedurale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


EMISIONET